Ardian Shala pranon humbjen në Suharekë, e uron Muharremajn për fitoren

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga LDK, Ardian Shala ka pranuar humbjen në këtë komunë. Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe përkrahjen gjatë fushatës. “E pranoj me keqardhje rezultatin, për faktin se nuk arritëm tja ofrojmë Suharekës një qeverisje që ajo e meritonte. Megjithatë ne do të vazhdojmë me vendosmëri të…

Lajme

09/11/2025 22:06

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga LDK, Ardian Shala ka pranuar humbjen në këtë komunë.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe përkrahjen gjatë fushatës.

“E pranoj me keqardhje rezultatin, për faktin se nuk arritëm tja ofrojmë Suharekës një qeverisje që ajo e meritonte. Megjithatë ne do të vazhdojmë me vendosmëri të mbrojmë interesin e qytetarëve në të gjitha format. Rregullat e demokracisë kërkojnë që pas shpalljes së rezultateve t’i urojmë fitoren kundërshtarit politik. Prandaj i uroj  fitoren z.Bali Muharremaj! Ne do të vazhdojmë të punojmë, me dinjitet, përkushtim dhe me dashuri për qytetin tonë”, ka shkruar Shala në Facebook.

Kjo është humbja e tij e dytë në garë me Bali Muharremajn e AAK-së. në zgjedhjet e vitit 2021, ai kishte humbur në raundin e parë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: