Ardian Nuhiu: Luajtëm më dobët në pjesën e parë, duhet të foksuohemi në ndeshjet e ardhshme

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij, Drita e pati ndaj Prishtinës. Sipas tij, skuadra gjilanase luajti dobët, transmeton lajmi.net. Nuhiu thotë se ekipit duhet të fokusohet për ndeshjet e ardhshme për të performuar më mirë që t’i marrë pikët e plota. “Në pjesën e parë, ne nuk mund…

Sport

28/09/2022 22:17

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij, Drita e pati ndaj Prishtinës.

Sipas tij, skuadra gjilanase luajti dobët, transmeton lajmi.net.

Nuhiu thotë se ekipit duhet të fokusohet për ndeshjet e ardhshme për të performuar më mirë që t’i marrë pikët e plota.

“Në pjesën e parë, ne nuk mund të gjenim lojën tonë. Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të fortë me shumë raste dhe kishim më shumë se Prishtina. Duhet të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme. Unë kërkova gjatë gjithë lojës të dilnim në lojën tonë, jemi gjatë gjithë kohës me bar sintetik në stërvitje dhe ndryshon shumë kur luajmë në stadiume me bar natyral, megjithatë nuk duhet të arsyetohemi, këto janë kushtet”, tha Nuhiu. /Lajmi.net/