Një varg ndryshimesh në udhëheqje të Policisë së Kosovës, ja emërimet e reja
Policia e Kosovës konfirmoi ndryshimet në udhëheqje dhe të emëruarit e rinj në pozita në këtë institucion të sigurisë. Informacioni zyrtar nga Policia e Kosovës vjen pas raportimit në media për ndryshime në udhëheqjen e Policisë së Kosovës. ‘‘Policia e Kosovës (PK), bazuar në udhëzimet administrative dhe procedurat e parapara ligjore, si dhe bazuar në…
Lajme
Policia e Kosovës konfirmoi ndryshimet në udhëheqje dhe të emëruarit e rinj në pozita në këtë institucion të sigurisë.
Informacioni zyrtar nga Policia e Kosovës vjen pas raportimit në media për ndryshime në udhëheqjen e Policisë së Kosovës.
‘‘Policia e Kosovës (PK), bazuar në udhëzimet administrative dhe procedurat e parapara ligjore, si dhe bazuar në nevojat e plotësimit të strukturës organizative dhe planifikimeve të personelit policor, bën sistemimin/caktimin e zyrtarëve policorë në detyra/pozita të caktuara. Policia e Kosovës është organizatë dinamike dhe në vazhdimësi ka bërë caktime dhe emërime të personelit të saj në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat operacionale të paraqitura për funksionim dhe riorganizim të personelit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kolonel Taibe Canolli-Brajshori caktohet U.D. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i PK-së,
Kolonel Afërdita Mikullofci caktohet Drejtor i Divizionit të Trafikut Rrugor,
Kolonel Agron Rukiqi caktohet Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore,
Kolonel Agron Nezaj caktohet në Zyrën për Hartimin dhe Koordinim të Projekteve të PK-së -DPP
Nënkolonel Fehmi Xhata caktohet Drejtor i Departamentit të Hetimeve,
Nënkolonel Arben Paçarizi caktohet Drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës -DIA,
Nënkolonel Veton Elshani caktohet Drejtor i Departamentit të Kufirit,
Nënkolonel Kamer Jonuzi caktohet Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse,
Nënkolonel Fatmir Bajrami caktohet Drejtor i Divizionit të Analizës në – DIA,
Nënkolonel Gëzim Dibrani caktohet Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,
Nënkolonel Jeton Rexhepi caktohet Drejtor Rajonal i Kufirit-Lindje,
Nënkolonel Fatos Makolli – Këshilltar në DRP -Prishtinë,
Nënkolonel Luan Keka caktohet Drejtor Rajonal në DRP – Gjilan,
Major Blerim Rama, Drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit.