Arbërie Nagavci emërohet shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes
Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është zgjedhur shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili ka deklaruar për Gazetën Express: “Po, shefe e grupit është zgjedhur deputetja Arbërie Nagavci.” Nagavci, e cila nuk u përfshi në kabinetin…
Lajme
Ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është zgjedhur shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, i cili ka deklaruar për Gazetën Express: “Po, shefe e grupit është zgjedhur deputetja Arbërie Nagavci.”
Nagavci, e cila nuk u përfshi në kabinetin e ri qeveritar, ka treguar se diskutimet me kryeministrin Albin Kurti për rolin e saj të ri kanë nisur menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ajo tha:
“Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministrin kemi diskutuar qysh në atë kohë për angazhime të tjera dhe kontributin tim në pozita tjera… Mbi të gjitha do të jem deputete, shpejt i shohim dhe angazhimet tjera.”
Ky emërim vendos Nagavcin në një pozicion kyç brenda strukturave parlamentare të LVV-së, duke i mundësuar të udhëheqë punën e grupit në legjislaturën e re./lajmi.net/