Arbeloa: E dimë sa i mirë është City, por ne jemi Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka folur për përballjen e madhe mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, duke theksuar besimin e plotë te klubi madrilen. Arbeloa u shpreh se një klub si Real Madridi nuk mund të ndihet kurrë inferior ndaj asnjë kundërshtari, pavarësisht forcës së ekipit përballë. “Ky është Real Madridi, ne nuk…

Sport

10/03/2026 16:08

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka folur për përballjen e madhe mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, duke theksuar besimin e plotë te klubi madrilen.

Arbeloa u shpreh se një klub si Real Madridi nuk mund të ndihet kurrë inferior ndaj asnjë kundërshtari, pavarësisht forcës së ekipit përballë.

“Ky është Real Madridi, ne nuk mund të ndihemi kurrë inferiorë ndaj askujt,” deklaroi ai.

Megjithatë, ai pranoi edhe forcën e skuadrës angleze dhe cilësinë që ka në përbërje.

“Ne e dimë sa i mirë është City, trajneri i tyre dhe lojtarët që kanë, por ne do t’i shikojmë drejt në sy. Ky është Madridi,” shtoi Arbeloa.

Përballja mes dy gjigantëve të futbollit europian pritet me interes të madh nga tifozët, kjo zhvillohet nesër nga ora 21:00.