Arbana Osmani rrezikoi jetën për emision, një fatkeqësi ndodhi në Bulqizë
Gjatë mëngjesit të së mërkurës, në një minierë në Bulqizë humbi jetën një minator në të 30-tat pasi një masiv shkëmbinjsh e zuri atë poshtë.
ShowBiz
E moderatorja Arbana Osmani pak ditë më parë ishte në të njëjtin vend 1100m nën tokë duke e rrezikuar kështu jetën për të xhiruar për ‘Dua të të bëj të lumtur’, shkruan lajmi.net
Andaj ajo nëpërmjet një fotografie në Instagram u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
‘’ ‘Një javë më parë, sëbashku me @eduart_grishaj dhe Lorina Mixhën xhiruam për #duatetebejtelumtur 1100 m nën tokë në Minierën e Bulqizës, aty ku sot ka humbur jetën një minator 31-vjeçar nga një masiv gurësh. Duke i dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes, mezi presim t’ju tregojmë këtë sezon historitë më të jashtëzakonshme që vijnë edhe nga nëntoka’’, ka shkruar ajo./Lajmi.net/