Arban Abrashi uron qytetarët për 28 Nëntor
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka uruar qytetarët për fetën e 28 nëntorit.
Lajme
Abrashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot me respekt e mirënjohje të thellë përkulemi para të gjithë heronjve të lirisë e pavarësisë.
“Puna, vullneti e vetëmohimi janë nderimi më i madh që mund t’i dhurojmë kombit” ka përfunduar Abrashi.
Më poshtë mund të gjeni të plot postimin e Abrashit në Facebook:
Të dashur miq,
Ju uroj Gëzuar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve anë e mbanë. Sot me respekt e mirënjohje të thellë përkulemi para të gjithë heronjve të lirisë e pavarësisë, në etapa të ndryshme kohore.
Puna, vullneti e vetmohimi janë nderimi më i madh që mund t’i dhurojmë kombit.