Arabia bëhet vend i yjeve të futbollit, dy lojtarët e Premier League afër marrëveshjes

Arabia Saudite është bërë destinacion i shumë futbollistëve europian. Karim Benzema ishte i fundit që arriti marrëveshje me skuadrën e Al-Ittihad. Por, ka edhe shumë emra tjerë të mëdhenj të futbollit që pritet t’i bashkohen Ligës Profesionale. Madje flitet edhe për dy lojtarë nga Premier League, shkruan Lajmi.net Bëhet fjalë për N’Golo Kante dhe Wilfred…

Sport

06/06/2023 21:34

Arabia Saudite është bërë destinacion i shumë futbollistëve europian. Karim Benzema ishte i fundit që arriti marrëveshje me skuadrën e Al-Ittihad.

Por, ka edhe shumë emra tjerë të mëdhenj të futbollit që pritet t’i bashkohen Ligës Profesionale. Madje flitet edhe për dy lojtarë nga Premier League, shkruan Lajmi.net

Bëhet fjalë për N’Golo Kante dhe Wilfred Zaha, dy lojtarët janë afër marrëveshjes me skuadrat, si Al-Ittihad dhe Al-Nassr.

Mesfushori i Chelseat, Kante ka kontratë me Blutë deri në fund të këtij muaji dhe duket se nuk do të vazhdoj kontratën e re.

Kështu që një transferim i 32-vjeçarit në Arabinë Saudite është shumë afër të ndodh./Lajmi.net/