Apple zgjedhet kompania me sistemin më të sigurt për mesazhe

Apple ka kaluar me sukses testet e sigurisë në dërgimin e mesazheve dhe mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.

Auto & Tek

06/11/2014 13:22

Kur është fjala për privatësinë dhe sigurinë, iMessage dhe FaceTime janë sistemet më të mira të mesazheve në treg, duke lënë kështu prapa çdo gjë nga mesazhimi në Google e deri tek mbrojtja e të dhënave të përdoruesve në WhatsApp.

Megjithatë, përpara se të gëzoheni shumë se jeni përdorues të iPhone, duhet ta dini se testet e kryera nga Fondacioni Elektronik Frontier, theksuan se asnjëri nga sistemet më të njohura në botë të mesazheve nuk i përmbushin të gjitha kriteret e sigurisë, transmeton Lajmi.net.

Në fakt, 39 aplikacionet dhe veglat e testuara, vetëm gjashtë, prej të gjithave që u testuan për sigurinë e komunikimit, i kaluan shtatë testet e vendosura nga EFF.

Ky test ishte bërë për t’i ndihmuar konsumatorët që të kuptojnë sigurinë potenciale dhe rreziqet e ndryshme të privatësisë në video bisedat apo bisedat përmes mesazheve.

Prej gjashtë sistemeve që i kishin kaluar me sukses testet, Apple doli të ketë sistemin më të mirë sa i përket sigurisë dhe ruajtjes së privatësisë të përdoruesit, transmeton Lajmi.net.