Apple Watch i shpëton jetën një të moshuari

9:47 | 6 Gusht 2015

Apple Watch është pajisja më e re nga gjiganti i Kupertino-së, e cila nuk shërben vetëm si orë inteligjente që lidhet me iPhone-in, por edhe për të monitoruar gjendjen shëndetësore të përdoruesit. Pajisja është e pajisur me një sensor që mat rrahjet e zemrës. Ka qenë pikërisht kjo veçori që i ka shpëtuar jetën një të moshuari.

Ken Robson, 64 vjeç, ishte duke vizituar djali e tij në San Diego, kur papritur u ndje i dobët dhe filluan t’i merreshin mendtë. Ai pa tek ora e tij Apple Watch se i ishin rritur rrahjet e zemrës.

Ai vajti menjëherë në spital dhe u tregoi doktorëve të dhënat rreth rrahjeve të zemrës që ora e tij kishte mbledhur për dy javë rresht. Doktorët arritën të diagnostikonin sëmundjen e tij dhe e futën menjëherë në operacion për t’i shpëtuar jetën./krokodili