Apple Watch i ardhshëm mund të vijë me ekran të rrumbullakët
Apple raportohet se planifikon që orën e ardhshme të mençur ta sjellë me ekran të rrumbullakët.

Auto & Tek
Ky raportim vjen pas një patente të zbuluar në të cilën shihet skica e dizajnit që tregon ekranin e rrumbullakët, ndërsa gjithçka tjetër duket e ngjashme me versionin e kaluar të Apple Watch.
Rivalët e kompanisë si Samsungu e Huawei tashmë kanë realizuar opsione të tilla.
Mbetet të shihet kur do të dalë një orë e tillë nga Apple.