‘Apple TV’ ka shpenzuar 5 miliardë dollarë për të konkurruar me ‘Amazon dhe Netflix’

Apple me sa duket nuk i ka mjaftuar vetëm prodhimi i telefonave dhe paisjeve tjera teknologjike.

Auto & Tek

22/08/2019 08:37

Tani ajo është duke prodhuar edhe filma dhe seri që ka ardhur me platformën televizive “Apple Tv”, ku thuhet se vetëm për dy seriet e para televizive të prodhuara nga kjo platformë janë shpenzuar me miliona dollarë.

Dhe tani Apple Tv është në konkurrencë me dy platformat tjera më të njohura “Netflix” dhe Amazon”, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Produksioni i parë “The Morning Show” një film me profil komedi dhe dramë, me aktorë Jennifer Aniston, Reese Witherspoon dhe Steeve Carrel, i ka kushtuar Apple miliona dollarë, raporton FT. Së fundmi, është raportuar se Apple është duke i shpenzuar 300 milionë vetëm në dy sezonat e para të këtij seriali.

Kjo nënkupton që Apple është duke e financuar filmin më të shtrenjtë që është bërë ndonjëherë, madje kjo e bënë më të shtrenjtë sesa prodhimi i HBO të serisë së “Game of Thrones”.

Apple Tv lansohet këtë vjeshtë me serinë e parë “The morning Show” që tashmë trailerin e gjeni në youtube. /Lajmi.net/