Apple s’ka të ndalur, prezanton edhe dy telefona të rinj

Me sa duket, kompania ka përgatitur më shumë se sa kemi pritur.

Auto & Tek

10/09/2019 20:35

Këta janë dy telefonat tjerë të ri të quajtur ‘Pro’.

“iPhone 11 Pro”, telefoni më i veçantë që ka ndërtuar ndonjëherë kjo kompani me 4 ngjyra të veçanta. vjen me dy madhësi, 5 dhe 6 inç, shkruan lajmi.net.

Ky telefon nuk dallon shumë nga “iPhone 11”, përveç opsionit me 3 kamera si dhe ndryshimeve në përformancë. Duke u konsideruar si iPhone me makinën më të mirë të mësimit,e me 8.5 miliard tranzistorë. Bateria e këtij telefoni të do jetë 4 orë më shumë, ndërsa telefoni “iPhone 11 Max Pro’ do të zgjasë 5 orë më shumë, si dhe do të vij edhe më një mbushës të shpejtë.

Me ‘iPhone 11’ dhe me kamerën e tij mund të krijoni edhe film me ‘filmic Pro”. Me një kamerë kaq kualitative ju mund të xhironi përnjëherë me 3 kamerat.

“Ne mendojmë se ky është telefoni më ’emocionues’ që kemi ndërtuar ndonjëherë. ” /Lajmi.net/