Apple rregullon problemin që ishte shfaqur në iOS 9

Apple ka rregulluar një problem që ishte shfaqur në përditësimin e fundit të iOS 9.

Auto & Tek

01/10/2015 15:48

Ju kujtohet artikulli që kishim shkruar për një problem që Apple nuk e kishte vërejtur në iOS 9? Tani siç duket kompania e ka rregulluar atë.

Problemi në fjalë i lejonte përdoruesit që të anashkalojnë bllokimin e ekranit në iPhone duke përdorur Siri-në dhe më pas duke hyrë në fotografi dhe kontakte.

Disa njerëz mendonin se kjo nuk ishte e vërtetë, por Apple e pati pranuar se për shkak të një ‘vrime të sigurisë’, njerëzit mund ta bëjnë këtë në pajisjet iOS 9, transmeton lajmi.net.

Por, Apple ka reaguar shpejtë dhe ka rregulluar këtë problem, që do të thotë se përdoruesit më nuk do të jenë në gjendje që të shfrytëzojnë Siri-në për të hyrë në ato zona. (lajmi.net)