Apple po lanson një palë kufje të reja

Të quajtuara "AirPod Pro Lide", kufjet të cilat do lansojë Apple do kushtojnë më pak se paraardhësi i tyre - 249 dollarë.

Auto & Tek

13/02/2020 10:33

Megjithëse ende nuk është përmendur ndonjë çmim për versionin e ri, burime anonime vunë në pah se ato do lansohen më vonë.

“Apple, për të mbajtur partneritet me zinxhirët e furnizimit në Tajvan dhe Kinë, mund t’iu kërkojë partnerëve të prodhojnë më shumë pajisje të gjeneratës së re të iPad, Apple Watch, AirPod Pro Lite dhe iMac, e ti lansojë më vonë, për shkak të rritjes së epidemisë së koronavirusit”, potencuan burime për Digitimes.

Është e paqartë saktësisht se nëse pajisja do emërtohet “AirPod Pro Lite”, pasi Apple sapo lëshoi AirPods Pro në tetor të vitit të kaluar në tetor.

Kufjet e deritanishme pa tela janë në disponim me tri madhësi të ndryshme dhe krenohen me kthesa fleksibile të veshit. /Lajmi.net/