Apple: Përdoruesit e ‘iPhone’-it, ta përditësojnë versionin e ‘iOS’ menjëherë
Apple iu ka bërë thirrje konsumatorëve për përditësim të sistemit operativ të 'iPhone-it dhe 'iPad'-it.
Auto & Tek
Ky sistem operativ shënjon herën e parë që softueri të jetë i disponueshëm për ‘iPad’, njofton lajmi.net.
Telefonat që nuk shkarkuan përditësimin e ‘iOS 13.1’ dhe janë në versionin e mëparshëm kanë një mori të metash.
Apple nxori sistemin më të fundit operativ të ‘iPhone’-it javën e kaluar.
iOS 13.1 përfshin disa përmirësime dhe veçori të reja: shton mbështetje për teknologjinë misterioze Ultra Wideband në iPhone të ri, i cili përdoret për një ndërfaqe të re Airdrop, si dhe përmirësime në aplikacionin ‘Shortcuts.
Ajo gjithashtu shton një veçori të re të energjisë, e cila është ndërtuar për ruajtje të baterisë, si dhe ndryshime të tjera në mënyrën e trajtimit të baterive. /Lajmi.net/