Apple përditëson edhe një herë ‘iOS’-in, ja çfarë ka bërë kësaj radhe

Apple ka lansuar një tjetër azhurnim për iOS 13, duke rregulluar më shumë probleme.

Auto & Tek

19/11/2019 12:27

Softueri i ri – i njohur si iOS 13.2.3 – është i fundit në një mori të azhurnimeve që kanë ndjekur lansimin origjinal të iOS 13 në shtator, transmeton lajmi.net.

Ai nuk sjell veçori të reja. Përkundrazi, thjesht rregullon një mori të tërë problemesh që mund të ishin përjetuar nga pronarët e iPhone.

Përditësimi i ri përfshin edhe rregullim të një problemi për Messenger. /Lajmi.net/