Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Apple lanson listën e aplikacioneve dhe lojërave më të preferuara për 2020-ën

16:56 | 29 Qershor 2020

Ndërmarrja teknologjike Apple ka lansuar listën e aplikacioneve dhe lojërave të preferuara për këtë vit, si pjesë e ndarjeve të çmimeve vjetore.

Kompania zakonisht dhuron çmimet ‘Apple Design Awards’, si pjesë e Konferencës së Zhvilluesve të Aplikacioneve, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Apple ka përzgjedhur tetë aplikacione dhe lojëra për t’ua ndarë çmimet, derisa fokusi i tyre ka qenë më shumë tek zhvilluesit më pak të famshëm të programeve.

Apple lavdëroi zhvilluesit e aplikacioneve dhe lojërave që shfrytëzuan në maksimum platformën ‘App Store’.

“Çdo vit, zhvilluesit e aplikacioneve dhe lojërave demonstrojnë mjeshtëri të jashtëzakonshme dhe ne jemi duke bërë më të mirën për t’i nderuar ata”, tha Ron Okamoto, nënkryetari i Apple-it në dikasterin e marrëdhënieve me zhvilluesit nëpër tërë botën.

Fituesit e çmimeve të aplikacioneve ishin Darkroom, editues i fotografive dhe videove; Looom, të cilin Apple e përshkroi si “një shesh lojrash për animacion që merr frymëzim nga mjetet e krijimit të muzikës”; Shapr3D, një aplikacion i dizajnit teknik; dhe StaffPad, e cila është përdorur për të krijuar shënime muzikore.

Në anën tjetër, Sayonara Wild Hearts, një lojë e Apple Arcade që fitoi një nga çmimet e Apple në fund të vitit të kaluar. Tri lojëra e tjera janë Sky: Children of the Light; Song of Bloom; dhe Where Cards fall, e cila është gjithashtu në Apple Arcade. /Lajmi.net/