Apple lanson iOS 8.4 me Apple Music

Apple sapo ka lëshuar një përditësim të ri të iOS, i cili sjellë aplikacionin e shumëpritur Apple Music.

Auto & Tek

30/06/2015 18:05

Apple Music tani është në dispozicion për t’u shkarkuar në kuadër të përditësimit iOS 8.4 për iPhone dhe iPad.

Edhe pse përditësimi përfshin disa ndryshime të vogla, ai është bërë vetëm për lansimin e Apple Music, transmeton Lajmi.net.

Së bashku me lansimin e Apple Music, Beats 1 do të jetë në dispozicion gjithashtu për t’u qasur nga përdoruesit.

Varësisht nga celularët, përditësimi mund të mos jetë në dispozicion qysh sot për disa përdorues.