Apple lanson iOS 8.2 beta me mbështetje për orën e saj

Përderisa versioni misterioz iOS 8.1.3 pritet të lansohet së shpejti, sot Apple ka bërë një hap tjetër të madh me versionin madhështor të iOS që të gjithë po flasin për të: iOS 8.2.

Auto & Tek

13/01/2015 12:16

Apple ka lansuar versionin e katërt beta të iOS 8.2 për zhvilluesit në iOS Dev Center.

Lajmet më të mëdha vijnë pasi që Apple është duke u përgatitur për ta lansuar orën e shumëpritur, produkti i ri i madh i kompanisë që nga iPad, transmeton Lajmi.net.

Duke shikuar në fotografinë e nxjerrë nga 9to5Mac, në konfigurimet e Bluetooth iOS 8.2 beta tani ka një referencë specifike që thotë “Për ta bashkëngjitur një orë të Apple me iPhone-in tuaj, shkoni në aplikacionin e Apple Watch”.

Versioni i tanishëm iOS 8.1.2, dhe kjo informatë e re nuk do të thotë se versioni 8.2 është në radhë. Në fakt, versioni i ardhshëm i kompletuar do të jetë iOS 8.1.3, i cili do të sjellë shumë rregullime për shumë probleme dhe disa përditësime të vogla.

Apple nuk e kishte konfirmuar ende një aplikacion të dedikuar për orën dhe kompania vazhdimisht kishte ndryshuar animacionet e orës duke treguar se pajisja do të jetë në gjendje që ta fusë një iPhone në heshtje, ta zgjojë dhe ta fusë në modën e aeroplanit.