Apple lanson iOS 8.0.2 për të rregulluar dështimet e mëparshme

Apple është duke provuar që të rregullojë dështimet epike që ishin në përditësimin e parë iOS 8.

Auto & Tek

26/09/2014 21:52

Kompania lëshoi përditësimin iOS 8.0.2 menjëherë pas iOS 8.0.1, i cili u raportua se shkaktonte shumë probleme, ku përdoruesit thonin se përditësimi ua kishte mbytur sinjalin telefonik dhe platformën Touch ID, transmeton Lajmi.net.

Përditësimi më i ri pretendon se i rregullon këto probleme dhe tani ai është në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

Ky përditësim i korrigjon problemet që u shfaqën në iPhone 6 dhe 6 Plus, dhe automatikisht i rregullon ato që u shfaqën në iOS 8.0.1.

Apple në një deklaratë tha: “Ne ju kërkojmë ndjesë për problemet që u shfaqën në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus pas instalimit të përditësimit iOS 8.0.1.”.

Përditësimi iOS 8.0.2 përmban një numër rregullimesh të problemeve, duke përfshirë edhe ato në aplikacionin HealthKit.