Apple iMac me ekran Retina 5K
Dje është zbuluar edhe modeli i ri i iMac, i cili është njëri nga më të bukurit që kompania ka krijuar dhe që kushton $2,400.
Auto & Tek
Modeli i përmirësuar i kompjuterit të Apple përmban karakteristika shumë të bukura, duke filluar nga fuqia e tij e cila është 3.5GHz me procesor quad-core Intel Core i5 deri në 4GHz Core i7.
Por, ajo çfarë e bën të veçantë ekranin e kësaj pajisje është madhësia prej 5,120 x 2,800, transmeton Lajmi.net.
Nga jashtë, pajisja 27 inç duket gati sikur parardhësit e tij, por të shikosh në ekranin e tij me kualitetin e bukur të imazhit, do ta vëreni se është diçka ndryshe.
iMac duket të jetë shumë i fuqishëm. Testuesit ishin në gjendje që të luajnë video me 4K në kohë reale, pa humbur aspak kualitetin e videos.
Apple e ka bërë ekranin e pajisjes vetëm 5mm të hollë, që është njëra prej veçorive të saj.
Është ndoshta pak herët të themi se iMac Retina është më i fuqishmi në treg krahasuar me pajisjet tjera desktop, por mund të themi se nuk kemi parë një ekran kaq të bukur në një PC, transmeton Lajmi.net.