Apple i shpallë luftë çmimesh Netflix me këtë shërbim që do të dal në nëntor

Apple i ka shpallur luftë çmimesh Netflix-it dhe platformave të tjera transmetuese, me lansimin e shërbimit të vet të TV-së, që do të kushtojë vetëm 5,60 euro në muaj.

Auto & Tek

11/09/2019 16:26

Shërbimi i ri i Apple TV + do të lansohet në 1 nëntor në 100 vende të botës.

Apple konfirmoi që TV + dhe shërbimi i lojërave Arcade do të kushtonin 5,60 euro në muaj.

Abonimi në TV do të jetë në gjendje të përdoret nga gjashtë persona.

Përkundër Apple, abonimi më i lirë i Netflix kushton 6,75 euro në muaj, derisa abonimi premium kushton 13,50 euro dhe mund të ndahet në mes 4 personave. /Lajmi.net/