Apple i përgjigjet ankesave të një fabrike të ‘iPhone’ për kushte të dobëta pune

Apple i është përgjigjur një raporti nga një grup i cili kritikoi kushtet e punës në një fabrikë ku bëhen iPhone.

Auto & Tek

09/09/2019 19:49

Sipas raportit, punëtorët e kompanisë ‘Foxconn’ nuk po merrnin shpërblime, po detyroheshin të punonin jashtë orarit dhe po punësonin punëtor të përkohshëm.

Sipas ligjit kinez, vetëm 10% e një fuqie punëtore mund të jetë e përkohshme, transmeton lajmi.net.

Apple pranoi se numri i stafit të përkohshëm “tejkaloi standardet e tij”, por mohoi pretendimet e tjera.

Grupi i fushatës, China Labor Watch, tha që hetuesit e saj kishin kaluar kohë duke punuar në fabrikën në Zhengzhou, dhe një person në ekip kishte qenë atje për më shumë se katër vjet.

Ai pretendoi se 50% e stafit në fabrikë ishin të përkohshëm, disa prej tyre studentë dhe nuk po merrnin bonuse të premtuara.

“Ne kemi konfirmuar se të gjithë punëtorët po kompensohen në mënyrën e duhur, përfshirë çdo pagë dhe shpërblim jashtë orarit, e gjithë puna jashtë orarit ishte vullnetare dhe nuk kishte prova të punës së detyruar,” tha Apple në një deklaratë.

Foxconn prodhon iPhone, si dhe pajisje të tjera elektronike për markat e tjera. /Lajmi.net/