Apple fiton ndaj Samsung
Pothuajse 5 vite pasi Apple paditi Samsung për vjedhjen e disa patentave të celularëve, duket se kompania koreane është e gatshme të paguajë dëmin.

Auto & Tek
Samsung në një deklaratë publike konfirmoi se do t’i paguajë Apple-it plot 548 milionë dollarë para 14 dhjetorit.
Disa vite pas apeleve dhe çështjeve gjyqësore, mbledhja e më shumë se gjysmë miliardë dollarëve është një fitore e dukshme për Apple, transmeton lajmi.net.
Apple paditi Samsung në pranverën e vitit 2011, për patentat të cilat thoshte që ia ka vjedhur. Këto patenta përfshinin veçorinë e prekjeve të shumta dhe zmadhimit të ekranit me prekje.