Apple fillon prodhimin e iPhone 6S

Gjatë muajit maj, Apple na njoftoi për një veçori të re të quajtur ‘Force Touch’, një sipërfaqe prej mini-elektrodave të ndjeshme të shtypjes të cilat mund të imitojnë një buton. Që nga atëherë, është spekuluar që iPhone-i i ardhshëm do të jetë i pajisur me Force Touch.

Auto & Tek

27/06/2015 23:04

Sipas një burimi anonim të Bloomberg, iPhone 6S tashmë ka filluar të prodhohet nga furnizuesit e Apple në Azi, dhe se prodhimi pritet të kalojë në faza më të larta gjatë muajit korrik.

Teknologjia ‘Force Touch’ do të jetë e pranishme në të gjitha ekranet e modeleve të ardhshme të iPhone, të cilat do të jenë 4.7-inç dhe 5.5-inç – ngjashëm si ekranet e iPhone 6 dhe 6 Plus, respektivisht, transmeton Lajmi.net.

Varësisht se sa fort e shtypni gishtin në ekran, ju mund të kryeni një numër veprimesh me aplikacionet në iPhone. Force Touch reagon shumë lehtë ndaj shtypjeve kur të rritet presioni i shtypjes.

Për shembull, Force Touch në Apple Watch lejon përdoruesin që të sjellë një rang të kontrolleve të reja në Messages dhe aplikacione për muzikë, transmeton Lajmi.net.

Burimi i Bloomberg gjithashtu raporton që iPhone 6S do të ketë të njëjtin dizajn të jashtëm si paraardhësi i tij, iPhone 6, që është një traditë e modeleve S të iPhone.

Duke pasur parasysh historinë e gjatë të Apple e cila lason modele të reja çdo shtator, ne mund të presim ta shohim Force Touch të futur në iPhone 6S pas dy muajve.

Një mesazh i rrjedhur nga Vodafone, i kapur nga Mobile News, thotë gjithashtu se “iPhone-i i ri” do të dal në shitje gjatë 25 shtatorit në Mbretëri të Bashkuar.