“Apple” edhe me platformë televizive “AppleTV+”

Është duke vazhduar eventi i kompanisë "Apple" e cila është duke na njoftuar me më të rejat e kompanisë.

Auto & Tek

10/09/2019 19:22

Apple ka krijuar edhe platformë televizive me tri seri të reja.

Njëra prej tyre është “The Morning Show”, traileri i së cilit është shikuar më së shumti ndonjëherë si një trailer duke filluar me aktoren hollivudiane Jennifer Aniston, seria e parë e saj që nga seria e famshme “Friends”, shkruan lajmi.net.

Tani, Apple është duke i prezantuar, trailerat e filmave të tyre më të rinj, nga platforma televizive “Apple Tv+.

Këto seri janë të mahnitshme dhe të krijuara nga Apple, kjo platformë do të lansohet me 1 nëntor dhe do të shtoj më shumë filma dhe seri çdo muaj dhe do të kushtoj vetëm 4.99 dollarë për muaj. /Lajmi.net/

YouTube player