Apple do të provojë të “zgjidhë” problemin e baterisë me këtë produkt
Mbushësi "Air-Power" mund të jetë në prodhim e sipër, sipas disa thashethemeve.
Auto & Tek
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kjo mund të nënkuptohet se produkti i paralajmëruar para dy vitesh mund të jetë në dorën e përdoruesve më shpejtë se ç’mendohet, transmeton lajmi.net.
Apple zbuloi në shtator të vitit 2017, përkrah lancimit të iPhone 8 dhe iPhone X, një pamje të këtij produkti. Në atë periudhë, kompania gjigante nuk e bëri të ditur çmimin e produktit apo ndonjë veçori tjetër.
Meqenëse problemi i baterisë si rezultat i temperaturave ekstreme është më se prezent, e sidomos në stinën e dimrit, Apple duket se po tenton të zgjidhë këtë problem përmes këtij mbushësi.
Mbushësi, ashtu siç shihet në fotografinë ilustruese, pretendohet të mbushë përveç smartfonit edhe kufjet AirPod dhe folinë me mundësi të mbushjes. /Lajmi.net/
Breaking: AirPower is finally coming. We just learned from credible source in supply chain that the manufacture Luxshare Precision has already started producing Apple AirPower wireless charging pad. Luxshare Precision is also the maker of Apple AirPods and USB-C cables. pic.twitter.com/UqgWIAh3sx
— ChargerLAB (@chargerlab) January 12, 2019