Apple do prezantojë ‘iPhone 11’ në Kaliforni

12:47 | 10 Shtator 2019

Apple prezanton sot në Kaliforni të SHBA-ve smartfonin ‘iPhone 11’ dhe risi të tjera për kërë vit.

Tre thuhet se do të jetë numri i ri i smartfonëve që do prezantohen: iPhone 11, iPhone 11 pro dhe iPhone 11 Pro Max, transmeton lajmi.net.

Nëse prisnit ndonjë ndryshim rrënjësor dizajni, kjo nuk do ndodh. Apple vazhdon të ndjekë ritmin e vet me dizajnin që mbetet pas a shumë I stabilizuar në tre gjeneratat e fundit iPhone, e nuk heq dorë as nga Face ID.

11 Pro është praktikisht një trashëgimtar i denjë i X dhe XS.

Iphone 11 vjen me një çmim prej $749 , ndërsa Pro dhe Max vlejnë përkatësisht 999 dhe $1,099 dollarë.

Apple ka paralajmëruar se eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën ‘Youtube’. /Lajmi.net/