Apple anulon të gjitha aplikacionet për cigaret elektronike

Kompania Apple ka anuluar të gjitha App Store që kishin të bënin me cigaret elektronike, shkruan e përditshmja italiane “Il Corriere della Sera”.

Auto & Tek

18/11/2019 17:52

Në rrjet qarkullonin 181 aplikacione, një numër që sugjeron sesi përdorimi i tyre ka qenë gjithnjë e lidhur ngushtë me teknologjinë: aplikacionet në fakt janë një mjet shumë i popullarizuar.

Aplikacionet sugjeronin se si sasia e lëndës, aroma dhe nikotina të përzihej për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Vendimi është marrë në vijim të alarmeve të para mbi rrezikshmërinë e “avujve” dhe vdekjet që do të kishte shkaktuar, por anulimi i plotë erdhi me publikimin e një studimi nga CDC, Qendra e SHBA për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Institucioni vëren se deri tani janë regjistruar 2 172 raste të dëmtimit të mushkërive të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike si edhe 42 vdekje. /ATSH/