Apostolova në Veri: Shpresoj që asnjëri kandidat të mos japë dorëheqje

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, po qëndron në veri të Mitrovicës, ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave veriore.

Lajme

19/05/2019 11:40

Me këtë rast, Apostolova ka thënë se zgjedhjet në Veri janë shumë të rëndësishme për Kosovën, derisa  ka shtuar se ka vërejtur një proces të mirë por ka dhënë vërejtje rreth listave të votimit.

Apostolova tha më tej se shpreson që asnjëri nga kryetarët që do të zgjidhet nuk do të japë dorëheqje ashtu siç ka ndodhur herën e kaluar, për shkak që Bashkimi Evropian ka shumë fonde për të dhënë për gjithë Kosovën dhe natyrisht edhe për Veriun.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. /Lajmi.net/