Aplikacioni që ju lejon të spiunoni celularin e partnerit

Një aplikacion i ri që ka goditur tregun kohët e fundit është gati që të shkaktojë shkatërrime në marrëdhëniet e njerëzve në gjithë botën.

Auto & Tek

02/12/2014 15:52

Aplikacioni quhet Flexispy dhe ju jep qasje në celularin e partnerit tuaj, duke përfshirë edhe leximin e mesazheve që vijnë në celularë, mesazhet në Whatsapp, fotografi, vendndodhje dhe shumëçka tjetër.

Edhe më kontrovers në këtë aplikacion është aftësia e tij për të incizuar gjithçka nga celulari i partnerit edhe nëse ai/ajo është jashtë shtëpisë, duke ju lejuar juve që të dëgjoni gjithçka, transmeton Lajmi.net.

Përderisa aplikacioni reklamohet si një aplikacion për të spiunuar në partnerin tuaj, ky mund të përdoret gjithashtu edhe nga prindërit për të parë se çfarë bëjnë fëmijët e tyre dhe me kë flasin, për tu siguruar që ata janë të sigurt.

Ne sigurisht se me këtë të fundit do të pajtoheshim se është shumë e rëndësishme, përderisa fëmijët këto ditë janë duke e përdorur çdo ditë e më tepër internetin, transmeton Lajmi.net.

Por, ky aplikacion do të kushtojë pak për ta shkarkuar atë, kështu që vetëm nëse keni një problem serioz me partnerin atëherë ia vlen që ta blini këtë aplikacion për t’i spiunuar ata.

Për më shumë për këtë aplikacion, klikoni këtu.