Aplikacioni që iu ndihmon t’i fshini objektet dhe njerëzit nga fotografia

Një aplikacion i ri i kameras për iPhone lejon që të fshini turistët e bezdisshëm, makinat ose objekte të tjera që bllokojnë fotografinë tuaj të përsosur.

Auto & Tek

05/03/2019 20:31

Aplikacioni ‘Spectre’s’ përdor teknologjinë e inteligjencës artificiale për të stabilizuar fotot e ekspozimit të gjatë, duke u fokusuar në pjesën stacionare të një kornize që fshin pjesët në lëvizje, duke përfshirë njerëzit dhe objektet, transmeton lajmi.net.

Halide, kompania pas softuerit, thotë se aplikacioni i saj i ri mund të gjenerojë fotografi ‘magjike’ duke përdorur teknologjinë AI në disa mënyra.

Softueri mund të njohë llojin e skenës që përdoruesi po përpiqet të kapë, dhe të përmirësojë imazhin në përputhje me rrethanat.

Për shembull, mund të shfaqë valët në një pamje të plazhit, për të krijuar efekte atmosferike që sigurojnë një ndjenjë lëvizjeje.

‘Aplikacioni ‘Spectre’s’ realizon qindra foto gjatë kohës së ekspozimit dhe bashkon rezultatin,’ tha Sebastiaan de With, dizajner i aplikacionit.

‘Spectre’ është në dispozicion në ‘Apple Store’ iOS për 2.99 dollarë. /Lajmi.net/