Aplikacioni që i zgjedhë detyrat e matematikës për ju (Video)

Aplikacioni i quajtur Photomath mund t'i zgjedhë detyrat problematike të matematikës për ju vetëm duke e drejtuar celularin nga ato.

Auto & Tek

23/10/2014 20:52

A keni probleme për t’i zgjedhur detyrat në matematikë? A jeni duke nxituar për ta përfunduar testin e matematikës dhe nuk jeni ende gati për shkak të shumë detyrave të algjebrës? Mos u brengosni më, hidhjani një sy këtij aplikacioni këtu.

Thënë ndryshe, aplikacioni përdorë kamerën e celularit tuaj për të shikuar në detyrat tuaja dhe pastaj BOOM! Prolemi u zgjidh! Është me të vërtetë një ide shumë e bukur, transmeton Lajmi.net.

Sidoçoftë, aplikacioni e tregon vetëm potencialin që një celularë i mençur e ka me detyrat e matematikës. Së shpjeti do të jenë disa aplikacione që do të mund t’i zgjedhin të gjitha detyrat e matematikës. Jo vetëm ato të Matematikës I.

Por a do të mashtrojnë studentët me këtë aplikacion? Normalisht që po. Ne e dimë se shumica e profesorëve e lejojnë përdorimin e kalkulatorit nga celulari për t’i zgjedhur detyrat, kështu që besojmë se nuk mund ta heqin këtë rregull.

Aplikacioni është në dispozicion për sistemet operative Windows, iOS dhe Android.

Një video-shpjegim të këtij aplikacioni mund ta shihni më poshtë:
 

PhotoMath from MicroBLINK on Vimeo.