Aplikacioni i cili do t’iu tregojë nëse keni ndonjë borxhli afër

Autoritetet kineze kanë zhvilluar një aplikacion për t'u thënë njerëzve nëse janë afër borxhlinjve.

Auto & Tek

23/01/2019 19:38

Gazeta shtetërore “China Daily” njoftoi se zyrtarët në provincën kineze Hebei krijuan aplikacionin, të quajtur “Harta e borxhlinjve të fshehur”, të cilit mund t’i qaseni përmes aplikacionit të rrjetit social “WeChat”, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni paralajmëron përdoruesit kur ata janë afër 500 metra të dikujt që është në borxh – deklaroi gazeta.

Ai gjithashtu tregon vendndodhjen e saktë të borxhliut, edhe pse nuk është e qartë nëse ai tregon ndonjë informacion personal.

Kina Daily tha se do t’i lejonte njerëzit “t’iu fërshëllejnë borxhlinjve, me qëllim që ata të paguajnë borxhin e tyre”. /Lajmi.net/