Aplikacionet për humbje peshe
Prej 100 llojeve të aplikacioneve në telefonave, mendoni se ndonjëri tregon saktë si të humbasësh peshë? Kjo nuk është shpikur akoma.
Lifestyle
Një universitet ka bërë hulumtime për të gjitha aplikacionet që kanë të bëjnë më humbjen e peshës. Dhe shumica e tyre inkorporojnë shumë pak prova të bazuara në strategji për humbjen e peshës në veçoritë e tyre teknologjike.
Këtij studimi i janë nënshtruar rreth 30 aplikacione për humbje të peshës. Tri nga më të zakonshmet ishin ato me balancim të kalorive (duke shikuar se sa kalori merr dhe sa kalori djeg), rezultatit ishte rreth 87% të njerëzve përdorin këto aplikacione.
Programi për parandalimin e diabetit ka bërë disa strategji dhe asnjëra nuk kishte të bëjë me aplikacionet në telefon. Këto strategji më shumë ishin në lidhje se si duhet lexuar etiketat e ushqimeve që i blejmë, identifikimi pozitiv dhe negativ, reduktimi i stresit, luftimi i të menduarit negativ, mbajtja e një orari të rregullt e të ngrënit dhe të menaxhimit të kohës.
10 strategjitë tjera që janë bërë, të cilat janë inkorporuar po ashtu nga aplikacionet e ndryshme në telefon, përfshijnë vendosjen e qëllimeve në lidhje më aktivitet fizike, të mësuarit në lidhje me sigurinë e ushqimit, për të mësuar në lidhje më përfitimet e një diete të shëndetshme, zëvendësimin e ushqimit, aktivitete të ndryshme të stilit të jetës, matja normale e zemrës dhe zgjidhja e problemeve.
Pavarësisht gjetjes së aplikacioneve për humbje të peshës, ka një rrugë të gjatë sa u përket hapave që duhet marrë në të ardhmen. Por, në lidhje më këtë, një doktoreshë thotë se këto lloje të aplikacioneve janë një fillimi mirë i mbajtjes së peshës.
Tani këto lloje të aplikacioneve në lidhje më humbjen në peshë janë mjete të pazgjidhura për njerëzit që kanë motiv për të ushtruar. Por, kjo mund të këtë një rezultat sado pak të mirë, për shkak se janë shumë të dhënë pas atij aplikacioni dhe i nënshtrohen rregullave që i udhëzon, e kështu mund të humbisni peshë. Por, nëse kjo ka sukses të shëndetshëm, atëherë patjetër qe do të bëhet një aplikacion i tillë.