Apeli i ekspertëve: Mos shikoni pornografi, ja si po ndikon në përformancën tuaj seksuale

Studiuesit kanë identifikuar një lidhje të fortë midis ekspozimit të tepërt ndaj përmbajtjeve pornografike dhe problemeve në dhomën e gjumit.

Lifestyle

18/07/2020 18:39

Një pyetësor në internet, i cili u servohej kryesisht burrave në Belgjikë dhe Danimarkë përmes rrjeteve sociale, posterave dhe fletushkave, parashtronte pyetje lidhur me ekspozimin e përmbajtjeve pornografike, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.

3.267 burra iu përgjigjën 118 pyetjeve, ku pjesa më e madhe e tyre pohuan se kishin parë pornografi në baza javore.

Studiuesi kryesor Profesor Gunter de Win, nga Universiteti i Antwerp tha për Medical Express se, sipas rezultateve, “burrat shikojnë mjaft shumë pornografi, mesatarisht 70 minuta në javë”.

Rreth 23% e burrave nën moshën 35 vjeçare, që iu përgjigjën sondazhit, raportuan njëfarë niveli të rënies së ereksionit kur kryejnë marrëdhënie seksuale me partneren e tyre.

Profesori shtoi se ekspozimi i rregullt ndaj përmbajtjeve pornografike i shtyn përdoruesit të shikojnë më shumë përmbajtje “ekstreme”.

Sipas tij, duhet bërë më shumë në këtë aspekt për përmirësimin e situatës. /Lajmi.net/