Antonio Conte po monitorohet nga PSG

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte është duke u monitoruar nga Paris Saint Germain.

Sport

02/04/2022 21:22

Mauricio Pochettino ka edhe një vit në kontratën e tij me PSG-në, por pritet të largohet në fund të sezonit.

Kjo për shkak që ai nuk arriti të sjell sukseset e menduara parisienëve.

Sipas ‘The Athletic’, PSG janë duke e monitoruar trajnerin e Tottenham, Antoni Conte, përcjell lajmi.net.

Italiani nuk po kalon në një periudhë të mirë me ekipin nga Anglia, andaj mund të largohet në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me fatin e dy trajnerëve, Pochettinon dhe Conte./Lajmi.net/