Anthony Elanga u godit gjatë ndeshjes, nisin hetimet ndaj tifozëve

Federata e Futbollit po heton pasi Anthony Elanga i Manchester United u godit nga një objekt i hedhur nga turma në fitoren e së dielës  në Premier League kundër Leeds United.

Sport

21/02/2022 18:58

Suedezi, u godit nga një objekt ndërsa mysafirët festuan golin e Fredit në minutën e 70- të në fitoren 4-2 në Elland Road.

Përveç incidentit që ndodhi kishte edhe thirrje të pakëndshme nga dy grupet e tifozëve

Leeds tha se ata po shqyrtojnë pamjet e kamerave për të identifikuar ata që shkaktojnë telashe dhe do të vendosin ndalime të përjetshme për ata që zbulohen se kanë hedhur objekte drejt fushës, transmeton lajmi.net.

Policia e West Yorkshire tha se gjithsej nëntë arrestime u bënë për shkelje që përfshijnë hedhjen e objekteve.

Arrestimet në ndeshjet e futbollit janë në nivelet e tyre më të larta ndër vite, sipas drejtuesit të policisë së futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pati më shumë se 800 arrestime në lidhje me futbollin/huliganizmin në gjashtë muajt e parë të sezonit dhe më shumë se 750 incidente të raportuara çrregullimi. /Lajmi.net/