‘Ant–Man’ mposht tri premierat e javës për të kryesuar Boxoffice edhe këtë javë

‘Pixels’, ‘Paper Towns’ dhe ‘Southpaw’ nuk ishin mjaft të fuqishëm për të marrë kreun në Boxoffice.

ShowBiz

27/07/2015 11:07

Filmi nga Marvel, ‘Ant-Man’ ka vazhduar edhe për javën e dytë në krye të Boxoffice si filmi më i shikuar në Amerikë, me 24.7 milionë $ të mbledhur.

Premiera më e suksesshme e kësaj jave ka dalë të jetë filmi me Adam Sandler ‘Pixels’ duke debutuar me 24 milionë $, transmeton Lajmi.net.

Nga premierat tjera, ‘Southpaw’ me Jake Gylenhaall dhe Rita Orën, me 16.5 milionë $ renditet në vendin e pestë ndërsa filmi nga libri i radhës i autorit ‘The Fault in our Stars’, ‘Paper Towns’ me Cara Delevingne ka arritur të mbledhë 12.5 milionë $ duke u renditur në vendin e pestë.

‘Paper Towns’ ka bërë një performancë solide në premierën e tij, edhepse as nuk iu është afruar filmit ‘The Fault in our Stars’ i cili në javën e parë ka mbledhur 48 milionë $ vitin e kaluar, por edhe libri ka qenë më i lexuar se ‘Paper Towns’.

Tri nga filmat më të suksesshëm të kësaj vere ende vazhdojnë të mbesin në top dhjetëshe, me ‘Minions’ që këtë javë ka rënë në vendin e tretë dhe ‘Inside Out’ nga vendi i katërt në të shtatin./Lajmi.net

boxoffie-july]