‘Ant-Man’ kryeson Boxoffice por bëhet filmi me hapje më të dobët nga Marvel

Top 10 filmat e fundjavës në Amerikë.

ShowBiz

20/07/2015 14:43

Filmi më i ri nga Universi i Marvel sjell superheroin e vogël ‘Ant-Man’ në kinematë botërore, e ndërsa pritej më shumë, filmi ka mbledhur vetëm 58 milionë $ në fundjavën e parë të shfaqjes.

Kjo bën hapjen më të ulët nga ndonjë film i Marvel, që dihen për rekordet e një pas njëshme në BoxOffice, transmeton Lajmi.net.

Befasia e radhës është edhe filmi ‘Trainwreck’ që ka arritur të mbledhë 30.2 milionë $ poashtu në javën e parë e që ka kaluar pritshmëritë duke u bërë filmi i tretë më i shikuar këtë fundjavë.

‘Minions’ kampionët e javës së kaluar zbresin këtë javë në vendin e dytë me vetëm 8 milionë $ më pak se ‘Ant-Man’.

Se a është ‘Ant-Man’ “dështim” i Marvel pritet të shihet në javët në vazhdim. (Lajmi.net)

Top 10 filmat e kësaj fundjave në Amerikë janë:

boxoffice-july