​Ankohet Driton Kuka: Sporti po vuan nga vonesat institucionale

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar publikisht përmes një shkrimi në Facebook, duke shprehur shqetësimin e tij për vonesat dhe mungesën e përgjegjësisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai thekson se pritja për vendimmarrje po zgjatet dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin normal të sportit në vend. Sipas Kukës, një fenomen…

Sport

19/01/2026 12:30

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar publikisht përmes një shkrimi në Facebook, duke shprehur shqetësimin e tij për vonesat dhe mungesën e përgjegjësisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai thekson se pritja për vendimmarrje po zgjatet dhe kjo po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin normal të sportit në vend.

Sipas Kukës, një fenomen që po përsëritet vazhdimisht është viti zgjedhor, kur shumë hallka të rëndësishme të zinxhirit institucional nuk funksionojnë siç duhet. Kjo situatë, siç nënvizon ai, po shkakton ngecje serioze edhe në punën e federatave sportive.

Pa hyrë në detaje konkrete, Kuka kërkon që kjo praktikë të ndryshohet, duke theksuar qartë se sportistët nuk duhet të pësojnë nga këto bllokada administrative, pasi nuk e meritojnë aspak një trajtim të tillë.