Anketa: Trumpi udhëheqë kundrejt Hillaryt

Rejtingu i Trumpit pas Konventës së Partisë Republikane është rritur për 6 për qind dhe ky njëherazi është rejtingu më i mirë në raport me Clintonin që nga shtatori i vitit 2015, transmeton lajmi.net.

Bota

25/07/2016 19:44

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump kryeson me 44 për qind kundrejt 39 për qind në raport me kandidaten demokrate, Hillary Clinton, tregon anketa e CNN-it.

Rejtingu i Trumpit pas Konventës së Partisë Republikane është rritur për 6 për qind dhe ky njëherazi është rejtingu më i mirë në raport me Clintonin që nga shtatori i vitit 2015, transmeton lajmi.net.

Përparësinë Trumpi e ka rritur duke ju falënderuar përkrahjes të votuesve të pavarur nga të cilët 43 për qind pas Konventës kanë thënë se me siguri do ta mbështesin kurse 41 janë deklaruar kundër. /Lajmi.net/