Ankesa e parë e Trumpit refuzohet nga gjykata e Nevadës

23:29 | 8 Nentor 2016

Një gjykatë e Nevadës refuzoi kërkesën e bërë nga avokatë të fushatës së Donald Trump për të lëshuar një urdhër drejtuar gjendjes civile të kantonit në fjalë për të ruajtur dhe ndarë votat nga kutitë e votimit në 4 vendvotime ku është votuar qysh herët të Clark County, Nevada.

Në padinë ligjore të dorëzuar mesnatën e së hënës, avokatët e Trump kishin kërkuar një urdhër, sipas të cilit votat e hershme të mos bashkohen apo përzihen me votat e tjera, pasi drejtues të fushatës së republikanit pretendojnë se gjendja civile e këtij kantoni i mbajti hapur qendrat e votimit përtej orës së duhur.

Gjykatësja Gloria Sturman mori vendimin, duke thënë se Gjendja Civile ka qenë e detyruar nga ligjet shtetërore t’i ruajë votat, sidomos ato të shënjestruara nga fushata e Trumpit. Ajo madje u shfaq e irrituar ndaj avokatit Brian Hardy, nga fushata e Trumpit. “Nuk do ta urdhëroj atë të ruajë diçka. Kjo është ditë zgjedhore, ndaj dhe ka gjëra për të bërë”.

Avokatët e Trump thanë se kreu i Gjendjes Civile i kishte mbajtur vendvotimet të hapura “dy orë përtej afatit të mbylljes së tyre”. Padia kishte për objektiv zona të mëdha të Las Vegasit, ku u hodhën votat e pakicave.

Sipas zëdhënësit Dan Kulin të kantonit në fjalë, asnjë prej vendvotimeve nuk qëndroi hapur përtej afatit, por pritën derisa të votonin edhe ata që ishin në radhë në momentin kur vendvotimi duhej mbyllur, në mënyrë që të lejonin sa më shumë njerëz të votonin që të ishte e mundur.