Anita përfshihet në fushatë, pyet Ramushin çfarë do bëjë për gratë e dhunuara gjatë luftës (Video)

Aleanca e Grua së Kosovës sot ka mbajtur një tubim ku pjesëmarrës ka qenë kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.

Lajme

24/05/2017 20:10

E veçanta e këtij takimi ishte kur bashkëshortja, Anita Haradinaj iu ka drejtuar kandidatit për kryeministër me një pyetje në rolin e gruas kosovare.

Anita ka shprehur interesim se çfarë do të bëjë Ramushi si kryeministër me kategorinë e grave të dhunuara gjatë luftës, raporton lajmi.net.

Haradinaj iu është përgjigjur duke thënë se përpos pensioneve që do t’iu ndahen duhet të aftësohen ekipe për t’iu qëndruar afër në rrugëtimin e tyre të jetës.

“Janë rreth 20 mijë gra të dhunuara kjo është një plagë e madhe e luftës. Përpos ligjit që duhet funksionalizuar edhe shoqëria duhet t’i ndihmojë ato. Duhet caktuar pensionet dhe duhet të aftësojmë ekipe që t’iu qëndrojnë afër në rrugëtimin për secilën”, ka thënë Haradinaj./Lajmi.net/

Shikojeni videon nga minuta e 36-të