Anisa Veseli ishte shantazhuar me një video nga grupi “AlbKings”, ajo paraqitet në gjykatë dhe pati një mesazh për femrat

Seanca e paraparë për t’u zhvilluar sot në lidhje me grupin famëkeq “AlbKings” nuk është mbajtur. Kjo seancë ka dështuar të zhvillohet pavarësisht pritjes së viktimave që në këtë rast të vendoset drejtësi, e të dihet se çfarë saktësisht ndodhi me publikimet që u bëheshin femrave të shumta në grupin famëkeq. Seanca dështoi për faktin…

Lajme

30/01/2025 13:55

Seanca e paraparë për t’u zhvilluar sot në lidhje me grupin famëkeq “AlbKings” nuk është mbajtur.

Kjo seancë ka dështuar të zhvillohet pavarësisht pritjes së viktimave që në këtë rast të vendoset drejtësi, e të dihet se çfarë saktësisht ndodhi me publikimet që u bëheshin femrave të shumta në grupin famëkeq.

Seanca dështoi për faktin se të dyshuarit nuk ishin prezentë.

Madje njëri nga të dyshuarit e ka njoftuar avokatin në momentin e fundit se nuk do të paraqitet në seancë, ndërsa është konstatuar se i njëjti ka ikur në një fshat në Serbi.

Palëve u është thënë që seanca do të jetë e mbyllur, por ajo nuk mund të ishte e mbyllur meqë nuk pati kushte që të fillojë në mungesë të të pandehurve, andaj edhe gjykata nuk pati mundësi të vendosë që të mbyll seancën.

E njëra nga viktimat e këtij grupi ka qenë edhe ish-pjesëmarrja e BigBrother VIP Kosova, Anisa Veseli.

Gazetari i lajmi.net ka bashkëbiseduar me Anisën me të dalë nga salla e gjyqit, ku edhe ka deklaruar se dëshiron që të jetë shembull e forcë për shumë femra shqiptare që të mos heshtin por t’i padisin ata që i kërcënojnë me gjëra të ngjashme.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 27 janar njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj F.P., E.N. dhe E.S., lidhur me rastin e grupit famëkeq, “Albkings”.

Sipas njoftimit të organit të akuzës, aktakuza në këtë rast u ngrit pas një pune të pandërprerë hetimore.

Ndaj të pandehurve rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje”, “Shantazhi” dhe “Shtrëngimi”.

Thuhet se tre të akuzuarit kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim fajësie.

“Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit ka deponuar aktakuzën së bashku me marrëveshjet përkatëse për pranimin e fajësisë, të cilat janë arritur ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe të pandehurve”, u tha në njoftim.

Kujtojmë se ish-administratori i “Albkings”, Edin Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”. Ai u lirua nga paraburgimi në tetor 2024./Lajmi.net/