Anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë (Foto)
Përbindëshi i detit” anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë është zyrtarisht aktive në misionin e saj.
Fun
Ajo është anija me teknologjinë më të avancuar në histori dhe është afërsisht 200 metra e gjatë dhe me peshë prej 15 mijë ton.“USS Zumwalt” , e ndertuar nga marina maerikane, iu nënshtrua provave të para të cilat i kaloi me
shumë sukses.
Çmimi i saj prej 4.4 miliardë dollarësh është po aq befasues sa dhe pjesa më e madhe e saj.
“Ne jemi absolutisht të kënaqur me Zumëalt-in. Për ekuipazhin, dhe të gjithë njerëzit e përfshirë në dizajnim e ndërtimin e kësaj anijeje fantastike, është një moment historik”, ka thënë kapiteni James Kirk.
Aq të avancuara janë aftësitë e këtij përbindëshi, sa që regjistron në radar edhe një anije të vogël peshkimi. Është shumë më e gjatë dhe e gjerë se sa shkatërruesit e tjerë detarë, dhe përdor armatimin më të avancuar.