Anglia “shkatërron” Letoninë, ia shënon 20 gola

Kombëtarja e Anglisë në konkurrencën e femrave ka arritur një fitore të jashtëzakonshme.

Sport

30/11/2021 22:12

Anglia u përballë sonte me Letoninë në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës, shkruan lajmi.net.

Vajzat angleze shkatërrua ato letoneze duke i mposhtur me rezultat 20-0.

Kombëtarja e Anglisë është duke shkëlqyer në këto kualifikime ku pas gjashtë ndeshjeve të luajtura kanë gjashtë fitore dhe prijnë në tabelë në grupin D.

Në gjashtë duele të luajtura, vashat angleze kanë shënuar plotë 53 gola e nuk kanë pësuar asnjë.

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje të luhen në kualifikime, Anglia është shumë afër të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror për femra. /Lajmi.net/