Anglia regjistroi futbollistin e gabuar
Selektori i ekipit U-21 të Anglisë, Gareth Southgate është turpëruar këtë javë, pasi aksidentalisht ftoi një futbollist të gabuar në skuadrën e tij. Southgate, i cili është duke përgatitur ekipin e tij para play-offit për Euro 2015, ftoi qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Michael Keane për duelin me Uellsin. Por, vetëm një orë para fillimit të…

Sport
Selektori i ekipit U-21 të Anglisë, Gareth Southgate është turpëruar këtë javë, pasi aksidentalisht ftoi një futbollist të gabuar në skuadrën e tij.
Southgate, i cili është duke përgatitur ekipin e tij para play-offit për Euro 2015, ftoi qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Michael Keane për duelin me Uellsin.
Por, vetëm një orë para fillimit të ndeshjes, me Keanen në formacion bazë, ai u hoq nga titullarët për shkak të “gabimit administrativ”.
Më vonë, doli lajmi se vëllai i tij binjak, Will Keane, anëtar i Manchester Unitedit i huazuar në Queens Park Rangers, ishte regjistruar me gabim.
Kjo nënkuptoi se Michael Keane nuk kishte të drejtë për lojë, derisa Southgate e pranoi gabimin.
“Na ndodhi një gabim administrativ andaj Michael nuk ishte i regjistruar. Nuk e di se si ndodhi, nuk është diçka që më ka ndodhur ndonjëherë më parë. Jam ndjerë keq për djaloshin sepse ai ishte pjesë e ekipit”, deklaroi Southgate.