Anglia konfirmon rastin e ri me Li të majmunit

Një rast i ri i Clade Ib mpox është zbuluar në Angli, ka njoftuar Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar. Rasti u zbulua në East Sussex dhe individi tani është nën kujdesin e specializuar në Guy’s dhe St Thomas’ NHS Foundation Trust. Bëhet e ditur se ai ishte kthyer së fundi nga Uganda,…

Bota

20/01/2025 23:46

Një rast i ri i Clade Ib mpox është zbuluar në Angli, ka njoftuar Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Rasti u zbulua në East Sussex dhe individi tani është nën kujdesin e specializuar në Guy’s dhe St Thomas’ NHS Foundation Trust.

Bëhet e ditur se ai ishte kthyer së fundi nga Uganda, ku aktualisht ka raste me mpox, apo siç njihet ndryshe Lija e majmunit.

Raportohet se ky është rasti i gjashtë i Clade Ib mpox i konfirmuar në Angli që nga tetori 2024, shkruan skynews.

Agjencia tani po kontrollon kontaktet e ngushta të individit të infektuar, me ndihmën e organizatave partnere.

Kontakteve do t’u ofrohet testimi dhe vaksinimi aty ku është e nevojshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Gjithashtu, atyre do t’u thuhet se çfarë kujdesi të mëtejshëm u nevojitet, nëse ata kanë simptoma ose rezultojnë pozitiv.

Ndryshe, zëvendësdrejtori i UKHSA, Dr. Meera Chand, tha se rreziku për popullsinë në Mbretërinë e Bashkuar “mbetet i ulët”.

Clade Ib mpox është gjetur në disa vende të Afrikës muajt e fundit dhe raste janë konfirmuar në disa vende duke përfshirë Belgjikën, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Suedinë dhe SHBA-të.